10 Qershor, 2019

Paparaci/ Deputetja e re sjell burrin në Parlament


Ka qenë një rastësi interesante se si disa nga deputetet e listës, të cilat morën mandatet e lëna nga deputetët fitues, ishin shtatzëna ose sapo kishin lindur.

Natyrisht, asnjëra prej tyre nuk mund ta parashikonte se do të arrinte të shkonte në Parlament, pasi zgjedhjet u bënë dhe kështu ato vijuan jetën e tyre, duke programuar sjelljen në jetë të një fëmije. Njëra prej tyre, Enada Koçiraj, deputete e LSI-së në Vlorë, ishte shtatzënë kur erdhi për herë të parë në Parlament, pak javë më parë.

Tashmë, duket që zonja Koçiraj është në javët e fundit të shtazanisë. Mbase për këtë arsye, javën e kaluar, ajo u pa në shoqërinë e bashkëshortit të saj, i cili me siguri po kujdeset për të shoqen pak ditë para lindjes.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al