15 Korrik, 2019

Paparaci/ Deputeti i ri i PD-së, e ka fiksim një foto me Reme Lalën


Halit Valteri është një deputet i ri, i cili pranoi mandatin e ofruar nga KQZ pas lënies me dëshirën e tyre në grup nga ana e Grupit Parlamentar Demokrat.

Natyrisht që ai është akoma i panjohur, në fakt, pak kemi arritur të mësohemi me deputetët e rinj të grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe LSI. Nuk e dimë se me kë preferojnë të rrinë deputetët e rinj, ndërkohë që i shohim më shumë me tendencën për t’u afruar me deputetët e Partisë Socialiste sesa me njëri-tjetrin.

Për shembull, në këtë foto, deputeti demokrat, i cili nuk ka mbushur akoma as 30 vjeç, ka pasur dëshirë që të fotografohet duke i dhënë dorën Reme Lalës, një tjetër deputete e re dhe mjaft simpatike, e cila ka zgjedhur të bëhet pjesë e Grupit Parlamentar të Patisë Socialiste, edhe pse u zgjodh nga PDIU. Dy deputetët e rinj, sapo kanë parë fotografë dhe kameramanë para derës së Parlamentit, kanë bërë dhënie dore disi më të gjatë se zakonisht, në mënyrë që ky moment të fiksohej. Paparazzi ynë ua plotësoi dëshirën, dhe ja, ku është fotoja.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al