11 Korrik, 2019

Paparaci/ Damian Gjiknuri, i përhumbur pas dy ministreve


Dy gjëra na bënë përshtypje në një seri fotosh, ku personazhe janë ish-ministri i Energjitikës dhe Transportit, Damian Gjiknuri, dhe dy ministret, Olta Xhaçka dhe Elisa Spiroplai.

Së pari, duhet thënë se dy ministret janë afruar mjaft me njëra-tjetrën, madje, edhe në Parlament vijnë me një makinë. Së dyti, ndihet një ftohtësi mes ish-ministrave dhe atyre që janë aktualisht në qeveri. Madje, dy ministret nuk i folën Gjiknurit.

Ndërkohë, kjo foto që zgjodhëm është shumë interesante, pasi Gjiknuri është pas ministreve, duke u futur në seancë parlamentare dhe i shikon disi i hutuar.

Ndërkohë që ministrja Xhaçka është në pritje të fëmijës së dytë dhe format e saj tregojnë se për pak javë mund të lindë, duhet thënë se Elisa Spiropali është në superformë. Këtë të enjte, ajo kishte ardhur në Parlament me një kostum ngjyrë qielli shumë të ngushtë dhe duhet thënë se dukej shumë bukur, madje edhe shumë seksi.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al