22 Janar, 2019

Panik në Angli, zhduket avioni që po sillte sulmuesin argjentinas


Një operacion masiv kërkimesh kanë nisur mëngjesin e sotëm pasi një avion privat që po udhëtonte nga Nata në Kardif është zhdukur në kanalin e La Manshit.

Në të ishte duke udhëtuar futbollisti argjentinas Emiliano Sala, i cili do të firmoste sot kontratën me ekipin e Kardifit pas transferimit nga klubi francez i Nantës për shifrën rekord, 15 milionë stërlina. 28-vjeçari arriti të shënonte 12 gola në 19 ndeshje këtë sezon në Ligën 1 franceze.

Policia franceze zbuloi se avioni “Piper Malibu” është zhdukur, teksa drejtuesit e Kardifit janë shqetësuar për futbollistin e tyre, i cili vetëm pak ditë më parë arriti akordin për t’u transferuar në Premier Ligë.

Për momentin, dy helikopterë dhe një anije kanë filluar kërkimin për avionin në det, teksa nuk dihen arsyet e zhdukjes së tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al