8 Qershor, 2019

Pamjet nga dasma përrallore/ Aktorja e famshme turke dhe Mesut Ozil martohen nga Erdogan


Ylli i serialeve turke, Amine Gulse dhe futbollisti i njohur, Mesut Ozil, kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre 5-vjeçare.

Ceremonia u mbajt një ditë më parë në Stamboll, ku çifti i famshëm mori edhe bekimin e presidentit turk, Reçep Tayyip Erdogan, i shoqëruar nga bashkëshortja Emine.

Nga fotografitë dhe videot e publikuara në rrjetet sociale, kuptohet se dasma ishte tradiconale turke.

Ish-Miss-i duke e mrekullueshme me fustanin e bardhë dhe me jë kurorë në kokë. Nusja u mor nga shtëpia me shumë aheng dhe të ftuar.

Ceremonia madhështore u bë në sfondin blu të bregdetit, me një pamje si në përralla ose si nëpër telenovela turke.

Ndërkohë kujtojmë se kur Mesut Ozil tha se kishte ftuar në dasmën e tij presidentin turk, ai u kritikua nga shefja e stafit të kancelares gjermane Angela Merkel.

Helga Braun u shpreh për gazetën “Bild” se edhe pse e kuptonte natyrën “private” të vendimit të tyre, përsëri nuk ishte dakord me mesazhin që përcjellin dy personazhe kaq të dashur nga publiku sa futbollisti dhe aktorja e njohur.

Shteti gjermanin, vendi ku jeton Mesut Ozil, e ka kritikuar ashpër politikën e Erdogan-it si dhunuese e të drejtave themelore të individit.


NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al