21 Gusht, 2022

PAMJET/ Dua Lipa nis festën disaditore për ditëlindjen e 27-të


Dua Lipa dhe festat disaditore për ditëlindje janë dy paralele që ecin bashkë. Sikurse e kemi parë thuajse çdo vit Dua ka organizuar disa festa madhështore për ditëlindje duke festuar me familjen dhe shoqërinë.

Kështu ka ndodhur edhe këtë vit. Dua feston ditëlindjen më 22 gusht. Ajo ka lindur më 1995 dhe bën 27 vjeç. Megjithatë festën e ka nisur që mbrëmjen e djeshme. Artistja me famë botërore është larguar nga Shqipëria dhe ka fluturuar drejt Ibizës ku ka festuar me miqtë e saj.

Dua shfaqet e veshur me të bardha: një fund xhins të gjatë dhe një crop-top me detaje lule e argjendi. Ajo mbante vathë në formë rrethi po ashtu ngjyrë argjendi teksa kishte bërë një makeup minimalist.

E buzëqeshur dhe në super formë Dua shfaqet duke u fryrë qirinjve dhe duke prerë tortën teksa miqtë i këndojnë ‘Happy Birthday to you’. Ky 27-vjetor e gjen Dua ‘single’ pasi prej nëntorit të vitit të kaluar kur i dha fund lidhjes me Anwar Hadid ajo nuk ka nisur asnjë romancë të re duke u fokusuar vetëm te karriera. Ndërkohë nuk dihet se ku do i vijojë ajo festimet e ditëlindjes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by PANORAMA PLUS (@panorama.plus)

Mbetet për tu parë nëse Dua do rikthehet në vendin tonë pasi fundjavën tjetër mbahet ‘Sunny Hill Festival’. Ndryshe nga sa bëri në Kosovë duket se këtë herë Dua nuk do performojë në Tiranë. Fedez, Action Bronson, Stormzy, Hardwell dhe Afrojack janë 5 artistët kryesorë që do shoqërohen nga Dj dhe këngëtar shqiptarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al