22 Qershor, 2018

Pak orë para funeralit të së bijës, babai i stilistes së ndjerë ndahet nga jeta


Disa ditë më parë stilistja e famshme e modës Kate Spade i dha fund jetës duke u vetëvrarë. Trupi i pajetë i 55-vjeçares u gjet në shtëpinë e saj teksa ishte vetëvrarë me një shall.

Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se Kate prej 4-vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë mendore, të cilën nuk e përballoi dot. E sigurisht që kjo ishte një humbje e madhe kjo për familjen, miqtë e saj dhe botën e modës.

E teksa familja e 55-vjeçares po përgatitej për funeralin e saj, një ditë para se t’i jepej lamtumira e fundit, babi i saj,  Earl F. Brosnahan Jr u nda nga jeta.

“Jemi shumë të trishtuar t’ju themi se babai i Kate, vdiq në moshën 89 vjeçare. Ai ka pasur probleme shëndetësore edhe më parë, por vdekja e saj e fundosi plotësisht”, mësohet të ketë thënë familja e saj për “New York Daily News”.

Ndërkohë në ceremoninë e funeralit të stilistes së famshme morën pjesë shumë familjarë, miq dhe kolegë të saj të cilët u shfaqën me lot në sy.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al