19 Korrik, 2019

“Pak freskët, po vishem”, ish-banorja e “Big Brother” tregon më shumë seç duhet në foton e “Instagram”-it


Ish-banorja e “Big Brother”, Xhensila Pere, herë pas here tërheq vëmendjen e ndjekësve të saj në “Istagram”, duke publikuar fotografi mjaft seksi e provokuese.

E kështu ka bërë edhe së fundmi, teksa ka postuar një fotografi ku shfaqet në pishinë, e lagur dhe duke treguar më shumë seç duhet. “Pak freskët, po vishem”, ka shkruar bashkëngjitur me të Pere.

Më pas ajo ka postuar një tjetër foto ku shfaqet në një fushë basketbolli dhe me një top në dorë. Por ajo që bie në sy është veshja e saj, pasi Xhensila shfaqet me rroba banje.

“Jeta është një lojë. Gjithçka që duhet të bësh është të dish si të luash”, shkruan Xhensila krahas fotos që ka marrë mijëra pëlqime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al