7 Prill, 2022

Pa makeup dhe shumë sensuale! Dua Lipa ndez Instagramin me fotot e fundit


Dua Lipa dukej thjesht ‘WOW’ në fotot e fundit që ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

26 vjeçarja mori pjesë në ndarjen e çmimeve “Grammy” të dielën në mbrëmje dhe është në mes të turneut të saj botëror “Future Nostalgia”, por gjeti kohën për të ndarë me ndjekësit disa foto të shkrepura gjatë pushimit të saj.

Mes të tjerash ajo publikoi edhe dy foto me bikini të zeza, duke nxjerrë në pah format e saj për tu patur zili. Teksa pozon pa pikë makeup-i, Dua ka marrë komente të shumta pozitive për pamjen e saj. 

Në një tjetër foto Dua pozon me një fustan mëndafshi të zi të ngushtë, me një të çarë në njërën nga këmbët e saj. 

Fotot vijnë pasi Dua dhe Megan Thee Stallion rikrijuan një moment të famshëm ndërsa prezantonin ceremoninë e 64-të të Çmimeve Grammy në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas të dielën.

Gjatë VMA-ve të vitit 1998, Mariah Carey dhe Whitney Houston morën pjesë në një skenë ku të dyja kishin veshur të njëjtin fustan ngjyrë kafe në skenë. Dua dhe Megan e rikrijuan atë skenë në Grammy, ku dolën me fustane identike të zeza me detaje ari – përpara se stilistja Donatella Versace të ngjitej në skenë dhe të ndryshonte veshjen e tyre.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al