26 Qershor, 2019

Pa make-up dhe me syze, miliarderja 21-vjeçare nuk njihet nga fotot e paparacëve


Pak ditë më parë, i fejuari i këngëtares së famshme, Jennifer Lopez, Alez Rodriguez, akuzoi Kylie Jenner se flet vetëm për “buzët e saj dhe sa e pasur është.

Por së fundmi janë publikuar disa fotografi të miliarderes, të cilat e tregojnë një njeri krejt ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim në daljet e saj publike apo në postimet në “Instagram”.

Paparacët kanë fotografuar 21-vjeçaren teksa shkonte drejt klinikës së dentistit të saj në Beverly Hills. Vajza e cila u bë e pasur nga linja për produktet e make-up-it shfaqet pa pikë grimi në fytyrë dhe me një palë syze.

Por çanta me lëkurë krokodili dhe thonjtë e kuruar, ishin aty për të na kujtuar se Kylie është 21-vjeçarja më e pasur në botë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al