16 Prill, 2018

Oriola Marashi përçan djemtë “OTR”, pas afrimitetit me Varrosin arratiset në Jug me Noizyn


Oriola Marashi, modelja provokuese me forma bombastike, është e vetmja femër momentalisht në bandën muzikore të OTR-së, themeluar nga Rigels Rajku, i cili njihet në muzikë si Noizy. Por këto ditë është vënë re një afrimitet i madh mes Oriolës dhe Noizyt, gjë e cila nuk mund të thuhet se ka ndodhur më parë mes këngëtarit dhe vajzave të tjera të njohura, me të cilat reperi i famshëm ka pasur bashkëpunime.

Mesa duket, Oriola është pika e dobët e Noizyt, pasi ata shfaqen shpeshherë bashkë, në emisione, në evente, siç ishte ai i Elvana Gjatës ku Noizy zgjodhi Oriolën si shoqëruesen e tij. E disa ditë pasi Oriola u fotografua në afrimitet me ish-menaxherin dhe të dashurin e Era Istrefit, Faton Shoshin, Noizy e ka marrë me vete për t’u arratisur në plazhet e virgjëra të Jugut të Shqipërisë.

Par disa ditësh, Noizy zgjodhi bregdetin e jugut për të kaluar fundjavën, në shoqërinë e dy miqve të tij, ku nuk mungoi modelja. Si Noizy ashtu dhe Oriola kanë postuar në “Instagram” të njëjtën foto, ndërsa ishin duke dalë nga deti dhe i drejtoheshin një prej shpellave në ato plazhe. Reperi i njohur ka ndarë me ndjekësit dhe një album fotosh të shkrepura në breg të detit, të cilave u ka vendosur diçiturën: “Jugu i Shqipërisë; Dhërmi, Jalë, Sarandë, Borsh”. Por natyrisht që më shumë sesa vetë atë, fansat e kanë ngacmuar për Oriolën, pasi që prej hyrjes së saj në OTR, komentuesit nuk i kanë kursyer thumbimet mes saj dhe reperit Noizy.

Prej kohësh flitet se reperi Rigels Rajku (Noizy) dhe modelja e sopranoja Oriola Marashi janë duke punuar për një bashkëpunim muzikor, projekt që ende nuk është publikuar. Për herë të parë Orila u shfaq në krah të Noizyt vitin e kaluar. Ajo pozoi pranë tij ndërsa shkruante: “Kush tha që ëndrrat nuk bëhen realitet, përgjithmonë mirënjohëse!”.

Ky status nënkuptonte se ajo përgatitej t’i hynte tregut muzikor si këngëtare, pasi e pamë gjatë verës si modele në klipin “Mama”, të këngëtarit me famë botërore Jonas Blue, realizuar në jug të Shqipërisë. Sopranoja dhe modelja 21-vjeçare po tërheq vëmendjen së fundi në rrjetet sociale, me fotot artistike që poston herë pas here ku shpesh provokon me asetet, sidomos me gjoksin. Mund të themi që ajo është një nga personazhet e reja të botës së showbiz-it shqiptar, që po i ngatërron mjaftueshëm djemtë e njohur me njëri-tjetrin. Nuk është çudi që ajo po përçan djemtë e grupit “OTR”, duke qenë se para disa muajsh u përfol për një lidhje me reperin tjetër, Denis Hajrin, i njohur si Varrosi. Ndërkohë, para disa muajsh, kur ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ajo deklaroi se burri i saj i ardhshëm do të ishte aktori i njohur, Blerim Destani, njëkohësisht miku i ngushtë i Noizyt.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al