8 Maj, 2022

“Orgji, prekje intime”, komentet në Eurosong nuk kursehen ndaj Ronela Hajatit/ “Shqipëria e di ku është sekreti”, “Wiwibloggs” analizon performancën


Ronela Hajati është shndërruar në kryefjalën e mediave ndërkombëtare, dhe jo kryesisht për këngën e saj. Fituesja e Festivalit të RTSHsë është duke realizuar provat e fundit, para se ngjitet në skenën e Torinës, për të performuar këngën e saj, “Sekret”. Por deri më tani, komentet për të kanë qenë të ashpra, duke e gjykuar për performacën e saj, me natyrë seksuale.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe faqja “Wiwibloggs”, që vit pas viti komenton pjesëmarrësit në Eurosong.

“Ronela Hajati ka një shfaqje shumë seksuale, balerini i afrohet dhe kërcen me të në mënyrë shumë provokuese, teksa këngëtarja prek zonën e saj vaginale. Është një performancë shumë seksi”, shprehet një ndër komentatorët. Ndërkohë që tjetri është treguar edhe më ironik, duke u shprehur se Shqipëria e ka përçuar më së miri mesazhin e këngës, pasi qartësisht nga performanca kuptohet se kush është sekreti.

“Më vjen mirë që shtetet po sjellim mesazhin e marrëdhënieve të hapura”, shprehet ai. “Le ta themi, në fund kemi një skenë orgjie, me femrën në mes dhe rrethuar me meshkujt. Duket shumë e etur”, shprehen komentatorët, duke mos e fshehur çudinë për guximin që ka kjo performancë.

Ndërkohë, me aq sa kemi mundur të mësojmë, Ronela Hajati do të ketë një performancë ku veç kërcimit modern, do të ketë edhe element nga folklori, ku kënga do të nisë me një vallë tradicionale. Duket se edhe komentuesit nuk janë kursyer lidhur me performancën e këngëtares shqiptare.

“Duket e mbivlerësuar, ajo përpiqet të jetë mbretëresha e dramës, na detyron të pëlqejmë, kënga/performanca nuk them se është e keqe apo e tmerrshme, por është larg nga e preferuara e argëtimit. Gjithçka për hyrjen në Shqipëri këtë vit është disi e sforcuar, e tepërt, ajo të qenit e zhurmshme dhe të bërtasë është më tepër agresive sikur ‘ju duhet të më pëlqeni’, sesa le të bëjmë një atmosferë feste. Në fakt nuk më pëlqen. Nëse kualifikohet në finale, mirë për të, por nuk më bën përshtypje hyrja”.

“Ajo do të kualifikohet, por dështon keq në finale. Përveç fansave të ESC-së, shumica e evropianëve janë të lodhur nga ‘divat’, ‘mbretëreshat’, mbiseksualizimit. Ajo që vlerësohet në ditët e sotme janë interpretueset autentike që shkruajnë këngët e tyre dhe nuk shesin seks”.

“Ajo kështu nuk do të bjerë!”.

“Ajo është e shkëlqyeshme, por jo fituese, por një material në top 10”.

“Pra, problemi nuk është se është ‘provokuese’ dhe vulgare? Në rregull. Në vend që të ankohej për censurën, ajo mund të provonte të praktikonte notat e saj të larta, sepse ajo tingëllon sikur ka vrarë gishtin e këmbës”, ishin vetëm disa nga komentet në “You Tube” për përfaqësuesen tonë.

Lajmi që Eurovisioni ka fshirë nga faqja zyrtare foton e këngëtares Ronela Hajati gjatë performancës, duke i konsideruar shumë “provokative”, ka qenë kryefjala e mediave rozë ditët e fundit. Ardit Çuni, i cili është pjesë e ekipit shqiptar në Eurovision, ka dalë me një deklaratë publike duke sqaruar të vërtetën e fshirjes së fotos dhe performancës së Ronela Hajatit.

Ai konfirmoi se fotoja kryesore e këngëtares shqiptare është fshirë nga faqja zyrtare e Eurovision për shkak se mund të keqinterpretohej nga publiku si një performancë +18. Megjithatë, ai konfirmoi se sa i përket koreografisë dhe performancës së Ronela Hajatit në Eurovision, nuk do të ketë asnjë censurim dhe asnjë ndryshim.

“Detyra ime ishte të jap një njoftim zyrtar rreth thashethemeve që janë këto ditë nëpër portale, për pjesën nëse jemi censuruar apo jo. Janë fshirë fotot e Ronelës në ‘Instagram’-in zyrtar për shkak se fotoja kryesore mund të keqinterpretohej si një performancë +18, por në fakt ishte thjesht një pjesë) nga e gjithë videoja që pasi të gjithë e panë, stafi, vendosën që nuk ka asgjë që nuk shkon. Janë rifreskuar fotot, duke hequr foton që kishin si foto të parë. Nuk do të ketë asnjë censurim, do vazhdojë të bëjë po të njëjtën performancë që ka pasur që nga fillimi dhe për të cilën ka punuar prej muajsh. Jemi shumë të lumtur që mund të bëjmë diçka ndryshe, jemi shumë të lumtur që Shqipëria po përmirësohet në performancat e Eurovisionit. Kështu që mezi presim t’ju tregojmë nesër se çfarë kemi përgatitur, kemi përgatitur një klip 30-45 sekonda”, tha Ardit Çuni në një video-live në “Instagram”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al