25 Tetor, 2018

Orgji me 5 femra në hotel, politikanit i nxjerrin videon skandaloze. Ai thotë se…


Një politikan i martuar që konkurron për postin e guvernatorit në Brazil i kanë nxjerrë një video skandaloze, teksa ai ështe në shtratin e një hoteli, në orgji me 5 femra.

“Daily Mail” raporton se vetë personi, politikani Joao Doria, ka mohuar të jetë ai personi në këtë video, që ka dalë vetëm pak ditë para zhvillimit të zgjedhjeve.

Joao Doria, një kandidat për guvernatorin në Sao Paulo, ka një ngjashmëri të madhe me personin e filmuar në shtrat, rrethuar nga një grumbull femrash të zhveshura, në momente intime e teksa pinë shampanjë.

Pamjet janë parë mijëra herë që kur ishte postuar në mediat sociale. Por Doria, këmbëngul që ai nuk është njeriu në video dhe se thashethemet janë përhapur nga kundërshtari i tij politik Marcio França.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al