10 Maj, 2019

Opozitë ku të jetë, Edi Paloka fton në kafe simpatizantë për instruktime


Nuk është e lehtë të dalësh kaq shpesh në mitingje, ndërkohë që deputetët nuk janë më në Parlament dhe ata që i kanë zënë vendin nuk kanë të njëjtën axhendë me paraardhësit.

Prandaj është shumë e rëndësishme që të punohet me bazën, njerëz të cilët do të mbështesin aksionin opozitar.

Dhe për këtë arsye, çdo takim për këtë funksion është mëse i dobishëm. Edi Paloka, politikan i karrierës në Partinë Demokratike, vijon të mbetet një nga njerëzit më energjikë të kësaj partie.

Ai është fotografuar pak ditë më parë në një bar në qendër të Tiranës. Paloka ka thurur të njohur të tij, me të cilët ka pirë kafe dhe ka biseduar gjatë se si do të vijojë përshkallëzimi i mosbindjes civile, e cila, siç e dimë, është edhe axhenda aktuale e Partisë Demokratike dhe e gjithë opozitës së bashkuar.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al