22 Dhjetor, 2018

Opozita gjatë rikthimit në Parlament, përballet me një skenë “atentati”


Në fakt, duket pak si e ekzagjeruar ta quash atentat, por shikojeni vetë në foto.

Teksa po linin selinë e tyre në SHQUP, e cila është shumë afër me godinën e Parlamentit, të rikthyer aty pas shumë muajsh mungesë, shumë deputetë të Partisë Demokratike, përfshirë edhe ish-Kryeministrin Sali Berisha, panë një tel të trashë të shtrirë përtokë, që iu kishte prerë rrugën.

Truproja i Berishës u alarmua dhe i paralajmëroi që të gjithë që të kishin kujdes. Kjo ishte një surprizë jo e mirë për demokratët, të cilët riktheheshin pas kaq kohësh në atë sallë.

Pastaj, ju e dini si shkuan ngjarjet, duke filluar nga gjuajtja me vezë dhe deri te sharjet me libër shtëpie, një suprizë kjo e opozitarëve për Ramën.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al