29 Mars, 2018

Olta Sheta s’e fsheh më të dashurin, zbulohet partneri që e mbështet në pasionin si modele dhe biznesin e saj


E rikthyer në vëmendjen e publikut me fotot e nxehta në Brezovicë të Kosovës me fotografen Fjoralba Maliqi, Olta Sheta e “Big Brother 3” ndihet e realizuar edhe në jetën private. Pasi e mbajti të fshehtë për ca kohë, ajo më në fund ka prezantuar të dashurin e saj, i cili ishte ai që e shoqëroi në realizimin e setit të fotove “hot” në mes të dëborës.

Ajo ka postuar një foto në “Instagram” me një djalë, të cilit i mbulon fytyrën dhe që thuhet se është i dashuri. “No name”, është diçitura që Olta i ka vendosur fotos, ku duket shumë e lumtur dhe në intimitet pranë tij. Por pak ditë më parë ajo kishte postuar një tjetër foto ku tregonte portretin e plotë të partnerit, pasi pozojnë si çift i dashuruar.

Ndërsa vetë ai në profilin e tij në “Instagram” poston herë pas here foto me Oltën, nga udhëtimet apo argëtimet e tyre të shumta. Duket që ata janë çift i konsoliduar, pasi poshtë fotove marrin shpesh komplimente dhe urime nga miqtë e tyre. Tetë vite pasi e pamë në “Big Brother”, kjo është hera e parë që Olta del hapur me partnerin. Ajo u komentua në shtëpinë e “Big Brother 3” si një nga lojtaret më të forta e të bukura. Në atë kohë ishte studentja me pamjen e brunes, ndërsa sot shfaqet komplet e transformuar si bionde dhe sipërmarrëse e biznesit të saj. Duket se partneri i saj është krahu i djathtë që e mbështet jo vetëm në pasionin për modën, por edhe në biznesin e saj, një dyqan veshjesh në Tiranë.

Në një intervistë të fundit për gazetën “Panorama”, pyetjes nëse është martesa në planet e saj, ajo iu përgjigj: “Në fakt mami më thotë shpesh: Moj gocë, kur do martohesh?” Pse ma- i them- nuk jam mirë kështu? Jam rehat me ty, pse duhet t’u futem halleve kot?!” (Qesh) Gjithmonë kam menduar të martohem, domethënë të bëhem një nuse e bukur (qesh) dhe të organizoj një ceremoni të madhe shumë. Por se kur, nuk e di as unë se kur mund të martohem.

Kurse për vendin, normale që në Shqipëri. Por duhet të dini diçka, që unë e kam pak frikë martesën. Pse frikë? “Sepse ndoshta s’e ndjej veten akoma gati për një hap të tillë dhe frikësohem. Se unë jam vajzë e llastuar dhe më tremb fakti që mos të jem kështu edhe në vazhdim, se do s’do, gjërat ndryshojnë”, citohet të jetë shprehur ajo.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al