16 Shtator, 2019

Olsi Bylyku i ka propozuar me unazë të dashurës në ditën e saj të lindjes? (FOTO)


Aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku, i bëri një surprizë super romantike të dashurës së tij, Egli, me rastin e 22-vjetorit të saj.

Me lule e qirinj, si dhe me një pamje fantastike të qytetit në sfond, Olsi kishte organizuar një darkë romantike.

Nga postimet në rrjetet sociale, vihet re se edhe familja e aktorit e ka surprizuar Eglin, duke i dhuruar një buqetë trëndafila të bardhë, ndërsa ajo e quajti: “Familja ime e dytë”.

Por mesa duket surprizat nuk kanë mbaruar këtu. Duket se Bylyku i ka propozuar të dashurës së ti pikërisht në ditën e saj të lindjes.

Egli ka publikuar në “Instagram” një foto të një unaze floriri, e cila ishte e vendosur mbi një biftek me pluhur floriri.

“Çfarë kam bërë për të të merituar”, shkruan e lumtur Egli, duke etiketuar gjithashtu partnerin e saj.

Ndërsa kujtojmë se Olsi dhe Egli u fotografuan për herë të parë së bashku në premierën e filmit “2 gisht mjaltë”, teksa shfaqeshin për dore në kinema.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al