30 Korrik, 2019

Olsi Bylyku dhe e dashura fotografohen në bar, asnjë vëmendje për njëri-tjetrin


Olsi Bylyku nuk ka kursyer asnjë batutë humori për publikun që e pëlqen aq shumë, por ama ka qenë shumë i kursyer kur vinte puna te jeta private. Paparazzi i “Panorama plus” arriti ta fotografonte të kapur përdore me një vajzë të re brune, shumë simpatike dhe menjëherë pasi u dekonspirua, ishte vetë Olsi që publikoi foto me vajzën, e cila i kishte rrëmbyer zemrën.

Olsi, këtë vit feston 21-vjetorin dhe brenda një kohe të shkurtër ish-aktori i “Portokallisë” u shndërrua në një showman të vërtetë. Në pak vite, fama e tij arriti majat, duke kaluar nga skena e humorit te skena e festivalit “Kënga Magjike”, nga studioja televizive te skenat e klipeve me Lorenc Hasramën e Eni Koçin.

Tashmë, të fotografosh Olsin me të dashurën nuk përbën më lajm, por gjithsesi është këndshëm t’i shohësh në momente që mendojnë se janë larg syve kuriozë si në këtë foto, ku Olsi është i zhytur në celularin e tij, ndërkohë që e dashura po tymos një cigare në pritje që ai të mbarojë punë me celularin dhe vëmendja të rikthehet tek ajo.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al