17 Dhjetor, 2022

Nxehet situata mes Getinjos dhe Vivien, çfarë ndodhi në natën e parë si çift mes dyshes


Getinjo dhe Vivien janë ndër banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova që tashmë kanë nisur një romancë me njëri-tjetrin.

Prej ditësh dyshja janë parë të afërt dhe në momente intime madje së fundmi edhe duke dhuruar puthjen e parë. Pas kësaj, në spektaklin javor që u mbajt dyshja u pyetën për raportin e tyre dhe madje edhe pranuan një befasi nga Vëllai i Madh.Pas ‘prime’ ata kaluan natën së bashku në ‘dhomën e sekreteve’ kur për ta u përgatit një shtrat i mbuluar me trëndafila të kuq dhe xhakuzi për shfrytëzim.

Me të hyrë në dhomë ata nuk hezituan që të dhuronin puthje në buzë dhe të ndan çastet intime me njëri-tjetrin. Kujtojmë që Getinjo dhe Vivien janë çifti i parë i krijuar në BBVK kur janë bërë pothuajse dy javë që kur ka nisur transmetimin ‘reality-show’ më i njohur në Kosovë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al