27 Qershor, 2019

Nuk u takua kurrë me të, ndërron jetë babai i reperit të famshëm,


Babai i reperit të famshëm, Eminem, ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare pasi pësoi atak kardiak në shtëpinë e tij në Indiana.

Mathers u martua me nënën e reperit, Debbie, kur ai ishte 22 vjeç dhe ajo vetëm 15. Dy vite më vonë lindi Eminem në Missouri, por babai i tij e la atë kur ishte 6-muajsh dhe u transferua në Kaliforni.

Debbie dhe Eminem lëviznin vazhdimisht, ku shpeshherë qëndronin te familjarët e tyre, derisa u zhvendosën në Detroit.

Kur ishte adoleshent, Eminem i shkroi një letër të atit, por nëna e tij i tha se letra është kthyer mbrapsht pa u lexuar.

Eminem, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Bruce Mathers III, gjithmonë ka treguar hapur zemërimin e tij ndaj babait me të cilin nuk u takua kurrë personalisht.

Në intervista të ndryshme, reperi me famë botërore është shprehur se Bruce telefononte ndonjëherë anëtarët e familjes por asnjëherë nuk foli me të.

Në vitin 2001, Bruce publikoi një letër drejtuar djalit të tij në një gazetë ku shpjegonte anën e tij të historisë, duke thënë se ishte nëna e Eminem që e mbajti larg.

Megjithatë, Eminemi me sa duket nuk kontaktoi kurrë me të atin për t’u pajtuar. Ndërkohë këngët e tij të goditura si “My Name Is” dhe “Cleanin’ Out My Closet” reflektojnë ndjenjat e tij nga babait.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al