28 Mars, 2024

“Nuk merrja dot frymë! Më dukej sikur do më plaste zemra”/ Romeo Veshaj rrëfen historinë e trishtë: Kam pasur probleme…


Aktori Romeo Veshaj si rrallëherë ka rrëfyer një ndër historitë e tij të trishta që ka kaluar në jetë. 

Teksa të gjithë banorët po tregonin historitë e tyre me ankthin dhe depresionin, Romeo tha se në moshën 19-20 vjeçare ka përjetuar ankthin për herë të parë.

Ai tregoi se kjo akthi i erdhi si pasojë e një periudhe të vështirë familjare, ndërsa kjo gjë i zgjati për 3 ose 4 muaj.

Unë kam patur një situatë në jetën time, kam qenë më i ri, tek 19-20 vjeç, kalova një periudhë të vështirë, le të themi familjare, s’dua ta them arsyen, dhe unë 3-4 muaj kam qenë kështu, nuk ngjisja dot dy shkallë se më dukej sikur do më plaste zemra. Më dukej sikur nuk merrja dot frymë ndërkohë që frymë merrja e kupton.”- tregoi Romeo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al