25 Maj, 2019

“Nuk më pëlqejnë meshkujt e bukur”, befason moderatorja shqiptare: Duhet të vijnë erë djersë!


Motra e këngëtares së njohur, Flaka Krelani, do të jetë e ftuara e kësaj të shtune në emisionin “Xing me Ermalin”.

Qëndresa do të jetë e ftuar së bashku me të motrën, për të folur për punën e saj si moderatore sportive por edhe për jetën private.

Moderatori i njohur, Ermal Mamaqi, ka publikuar në profilin e tij në “Instagram”një video të shkurtër, ku zbulon se çfarë do të ndodhë mbrëmjen e sotme në emision.

Gjatë një sekuence, Qëndresa flet edhe për mashkullin e saj ideal, dhe gustoja e saj duket tepër befasuese.

“Nuk më pëlqejnë meshkujt e bukur! Mashkulli duhet të vijë era djersë”, shprehet moderatorja duke shkaktuar të qeshura në publik.

Lidhur me pyetjet për jetën private nuk i shpëton as Flaka, përgjigjen e së cilës na duhet ta presim në darkë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al