18 Dhjetor, 2022

“Nuk mbaj përgjegjësi sa më zgjasin marrëdhëniet”- Pas një fejese dhe martese të dështuar, Rudina Dembacaj flet për raportin me Mark Frrokun: Më acaron, por…


Moderatorja Rudina Dembacaj është shumë e hapur kur flet për marrëdhënien e saj me ish-deputetin e PS, Mark Frrokun.

rudina dembacaj6

Ajo ka pranuar se përpos momenteve të lumtura kanë edhe ditë të vështira, duke treguar edhe “defektet” e bashkëshortit të saj.

Në një intervistë së fundmi, Rudina Dembacaj u shpreh se Mark Frroku e “acaron” pak, teksa theksoi se edhe vetë është “natyrë ekstremiste”.

Moderatorja dhe aktori megjithatë u shpreh se deri tani fundi është gjithmonë pozitiv, ndërsa shtoi “nuk mbaj përgjegjësi sa më zgjasin marrëdhëniet”.

rudina dembacaj

“Nuk shkojmë vetëm mirë, por më acaron pak, ngaqë jemi në TV s’do themi vetëm të mirat. Unë jam pak natyre ekstremiste, dhe të them të drejtën acarohem shumë shpejt.

Fundi është gjithmonë pozitiv, deri tani të paktën, se unë e kam deklaruar gjithandej se nuk mbaj përgjegjësi sa më zgjasin marrëdhëniet, deri tani jam shumë e lumtur. Flasim prapë herë tjetër”, u shpreh moderatorja.

rudina dembacaj3

Kujtojmë që Rudina Dembacaj ka qenë e fejuar me regjisorin Eduart Grishaj, i cili tani është në një marrëdhënie me Arbana Osmanin, me të cilën ka edhe 2 fëmijë.

Gjithashtu, ajo ka qenë e martuar me Aleksander Varfaj dhe kanë një vajzë së bashku, Viktorian, por kjo marrëdhënie dështoi.

rudina dembacaj2 rudina dembacaj1 rudina dembacaj3

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al