13 Gusht, 2019

“Nuk ka qenë vendim i lehtë për mua!”, Jonida Vokshi largohet nga “Digitalb”


Moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, ka njoftuar së fundmi se është larguar nga “Digitalb”, shtëpia e saj për 10 vitet e fundit.

Ka qenë vetë Jonida, ajo që ka dhënë lajmin nëpërmjet një postimi në “Instagram”, teksa ka postuar një spot të vjetër të saj. Jonida shkruan se vendimi për t’u larguar nuk ka qenë aspak i thjeshtë.

Në postimin e saj, moderatorja ka renditur gjithashtu edhe arsyet profesionale dhe personale për këtë vendim. Ndërsa shprehet se shumë shpejt do ta shohim në projekte të reja, që me siguri do të jenë në fushën e kinematografisë.

Nga ana tjetër kujtojmë se Vokshi do t’i japë fund beqarisë këtë shtator me partnerin e saj aktor, Besnik Krapi.

Statusi i plotë i Jonidës në “Instagram”:

Zgjodha këtë spot, sepse nga më shumë se 60 që kam realizuar për DIGITALB, ky është më i dashuri për mua.

Ndërsa, ky postim ndër më të vështirët dhe më të rëndësishmit që kam bërë për ju.

Projektet afatgjatë që kam përpara, në rrafshin profesional dhe personal kanë bërë që unë nga shtatori e tutje të tërhiqem nga DIGITALB – shtëpia ime për dhjetë vitet e fundit.

Ky nuk ka qene një vendim i lehtë për mua.

Nga zemra falenderoj secilin bashkëpunëtor në DGA për një rrugëtim të paharrueshëm të përbashkët dhjetëvjeçar. Të mbushur me vlera artistike, mbështetje profesionale dhe plot gjëra të tjera të bukura, sa edhe ky spot

Mbase një ditë do jemi bashkë sërish, por deri atëherë unë kam vendosur të vazhdoj me projekte të tjera të cilat shumë shpejt do t’i kuptoni.

Në fund, ju falenderoj JUVE që keni qenë me mua dhe më keni përkrahur dhe shkruar pa fund përgjatë këtij rrugëtimi. JU FALEMINDERIT ndjekës e miq të mite??❤ Ju ftoj në rrugëtimin tim të ri duke ju premtuar gjëra edhe më të bukura!?.

 

View this post on Instagram

 

Zgjodha kete spot, sepse nga me shume se 60 qe kam realizuar per DIGITALB, ky eshte me i dashuri per mua. Ndersa, ky postim nder me te veshtiret dhe me te rendesishmit qe kam bere per ju. Projektet afatgjate qe kam perpara, ne rrafshin profesional dhe personal kane bere qe une nga shtatori e tutje te terhiqem nga DIGITALB – shtepia ime per dhjete vitet e fundit. Ky nuk ka qene nje vendim i lehte per mua. Nga zemra falenderoj secilin bashkepunetor ne DGA per nje rrugetim te paharrueshem te perbashket dhjetevjecar. Te mbushur me vlera artistike, mbeshtetje profesionale dhe plot gjera te tjera te bukura, sa edhe ky spot. Mbase nje dite do jemi bashke serish, por deri atehere une kam vendosur te vazhdoj me projekte te tjera te cilat shume shpejt do ti kuptoni. Ne fund, ju falenderoj JUVE qe keni qene me mua dhe me keni perkrahur dhe shkruar pa fund pergjate ketij rrugetimi. JU FALEMINDERIT ndjekes e miq te mite??❤ Ju ftoj ne rrugetimin tim te ri duke ju premtuar gjera edhe me te bukura!?

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial) on

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al