28 Tetor, 2020

“Nuk jam penduar për ndarjen”- Ish e dashura e Robert Berishës tregon a është në një lidhje të re: Kam dashuruar vetëm një herë


Prej disa ditësh, modelja e njohur Jessica Kadiu, e cila është përfolur për një lidhje me Robert Berishën, është kthyer në Shqipëri.

Modelja ndau me ndjekësit në Instagram disa foto nga vizita e saj në atdhe, ndërsa zhvilloi edhe një mini-intervistë më ta, ku nuk munguan pyetjet për jetën e saj personale.

Një prej ndjekësve, e pyeti nëse pas ndarjes nga këngëtari ka nisur një tjetër lidhje.

“Je beqare apo në një marrëdhënie?”- u pyet ajo.

“A konsiderohet dashuria me verën si një marrëdhënie?”– u përgjigj, duke lënë të nënkuptohet se ende nuk ka një mashkull tjetër në jetën e saj.

Ndërsa një tjetër, ishte kurioz të dinte nëse është penduar ndonjëherë që i dha fund lidhjes.

“Jo asnjëherë. Gjithçka ndodh për një arsye”- u shpreh modelja.

Ndërsa rrëfeu se vetëm një herë në jetë është dashuruar.

“Një herë, herë e dytë me veten time,”– tregoi ajo, duket lënë të nënkuptohet se mashkulli i vetëm me të cilin është dashuruar, është këngëtari Robert Berisha.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al