22 Mars, 2019

Nuk i bëhet aspak vonë, këngëtarja e famshme tregon të pasmet me celulit (FOTO)


Këngëtarja e famshme Jessie J është duke shijuar romancën me të dashurin Channing Tatum. Çifti është në një lidhje që prej tetorit të vitit të kaluar.

Ndërkohë së fundmi, Jessie J vendosi që të tregonte trupin e saj me celulit. Këtë të enjte, 30-vjeçarja publikoi në profilin e saj në “Instagram” foto teksa pozon në plazh me rroba banje.

Siç vihet re, këngëtarja vendosur që të mos i editojë fotot. “Për ata që më thonë se kam celulit. E di. Kam pasqyrë”, shkroi ndër të tjera Jessie J në postim.

Në njërën foto Jessie J pozon gjysmë e shtrirë dhe pa make-up. Ndërsa në foton tjetër këngëtarja është e kthyer me kurriz nga kamera dhe celuliti është i dukshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al