23 Gusht, 2018

Nuk flisnin prej kohësh, Çiljeta pajtohet me Fifin? (FOTO)


Një hatër mbetje gjatë votimit në “Kënga Magjike” prishi miqësinë mes dy këngëtareve të njohura shqiptare. E si pasojë marrëdhënia mes Çiljeta Xhilagës dhe Filloreta Raçit ka qenë vazhdimisht në fokus të mediave.

Fifi i ka kërkuar falje publikisht Çiljetës, por ajo nuk e falte do mikeshën e saj, pasi e votoi me pak pikë gjatë pjesëmarrjes në “Kënga Magjike”.

Por së fundmi duket se marrëdhënia mes dy vajzave ka ndryshuar dhe me shumë mundësi ato janë pajtuar. Në “Instastory”, Çiljeta ka publikuar sot këngën e re që Fifi ka bërë në bashkëpunim me këngëtarin maroken, Lamar.

 

Nuk dihet ende saktësisht se çfarë ka ndodhur mes dy këngëtareve, por mbështetja që po i jep Çiljeta Fifit për këngën e re, na bën të besojmë se ato janë pajtuar.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al