18 Qershor, 2022

“Nuk flasim çdo ditë”/ Alban Skënderaj rrëfen si rrallë herë raportin që ka me familjen e tij: Nga prindërit kam marrë…


Alban Skënderaj është një ndër këngëtarët që vazhdon ende të sjellë hite në tregun muzikor pas kaq shumë vitesh karrierë në muzikën Shqiptare. Prej kaq shumë kohësh kantautori e ka ruajtur jetën e tij private me shumë fanatizëm teksa është përpjekur gjithmonë të qëndrojë larg vëmendjes së mediave.

Mbrëmjen e sotme këngëtari është ftuar në programin ‘A Live Night’ ku ka folur si rrallë herë në lidhje me raportin që ai ka me familjen e tij.

Albani ka rrëfyer se me tre vëllezërit e tij ka një marrëdhënie shumë të mirë dhe përse ata nuk komunikojnë me njëri-tjetrin çdo ditë. Ndërsa përsa i përket prindërve, artisti u shpreh se është një kombinim i të dyve, ku nga babai ka marrë dëshirën për art, ndërsa nga e ëma pjesën e ndjeshmërisë.

“Jemi katër vëllezër. Nuk jemi pak fëmijë. Fatmirësisht, në natyra jemi të ngjashëm në të mirat dhe në ato problematikat tona se nuk po them të këqijat. Jemi të ndjeshëm, jemi të arsyeshëm, tolerant dhe të kuptueshëm sa edhe solitar si natyra. Nuk jemi ata vëllezërit që dëgjohen çdo ditë, por e kemi marrëdhënien shumë të pastër. Nëse flasim njëherë në muaj është e shëndetshme.

Unë jam një kombinim i te dy prindërve. Vëllezërit e mi, njëri plus njëri minus anojnë pak nga njëri pak nga tjetri. Unë jam kombinimi i të dyve. Nga babi kam marrë dëshirën për art, dëshirën dhe nevojë për tu thelluar në mendime. Nga mami kam marrë pjesën e një ndjeshmërie tjetër, nuk di si ta shpjegoj.

 Ajo ka qenë sa e dashur dhe e fortë, sa e ndjeshme dhe e brishtë aq edhe stoike. Ky është një kombinim që unë herë pas here e vë në veprim dhe në jetë, dhe më kujton shumë atë në mënyrën sesi ajo kishte qasjen ndaj rrjedhave të jetës”– rrëfeu Skënderaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al