30 Qershor, 2018

Nuk e keni parë asnjëherë kështu! Luana Vjollca bëhet tapë (FOTO)


Teksa jemi mësuar që Luana Vjollcën ta shohim gjithmonë në super formë, mbrëmjen e djeshme gjërat nuk kanë shkuar siç duhet për të.

Në fillim moderatorja mjaft e dashur për publikun shqiptar, ka postuar një foto ku shfaqet si gjithnjë super seksi. Ajo ka të veshur një fustan të shkurtër e flokët e bëra vetë, siç shkruan në postim.

Por pas disa gotave verë, Luana mesa duket është dehur. Ajo ka postuar një foto në “Instastory” ku shihet me sytë gjysmë të mbyllur, flokët e shkatërruara teksa është munduar të pozojë seksi duke ngritur këmbën.

“Shumë verë”, është mbishkrimi që Luana i ka lënë fotos të cilën e shohin 1 milion njerëz që e ndjekin.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al