28 Qershor, 2023

“Nuk e di se si të ndihem për këtë gjestin tuaj”- Shokohet Pink, këngëtares i ndodh e papritura gjatë koncertit të saj


Këngëtarja e njohur Pink mbeti e tronditur teksa po performonte në koncertin e saj “British Summer Time”, në Londër.

Artistja ndali koncertin për një moment pasi një fanse hodhi në skenë një qese me hirin e nënës së saj të vdekur.

A është vërtetë ky hiri i nënës tuaj?”, pyeti Pink teksa e mori në dorë qesen që mbante hirin.

E habitur nga situata që i ndodhi, ylli i këngës “Just Like a Pill” më pas u shpreh:“Nuk e di se si të ndihem për këtë gjestin tuaj”, ndërsa u ngrit në këmbë e mori hirin dhe e vendosi atë në anësoret e skenës.

Megjithatë kjo ngjarje u komentua shumë nga fansat, ku një ndër ta tha: “Dikush ia dha Pinkut hirin e nënës”. 

Kujtojmë që vetëm një javë më parë, këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha është goditur me telefon në fytyrë, teksa po performote në një koncert në The Rooftop në Pier 17 në kuadër të turneut të saj “Best Night Of My Life”.

Pas incidentit këngëtarja u rrëzua në skenë, ndërsa stafi i saj vrapoi për t’i ardhur në ndihmë dhe e dërguan atë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Pas një postimi në Instagram këngëtarja i informoi fansat e saj se si shkak i incidentit ajo kishte marrë disa qepje në fytyrë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al