28 Qershor, 2023

“Nuk e di se si pata kaq fat!”/ Fejohet motra e Miley Cyrus, këngëtarja tregon unazën e veçantë (Foto)


Këngëtarja e njohur amerikane, Noa Cyrus ka zyrtarizuar me fejesë lidhjen e saj disa vjeçare me partnerin e saj Piknus.

Lajmin e ëmbel e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ajo publikoi në Instagram disa foto krahas partnerin ku në njërën nga to shfaqi edhe unazën e fejesës e cila ishte e veçantë, ndërsa krahas tyre ajo bëri edhe një shkrim të veçantë duke thënë se “asnjëherë nuk është ndjerë më e dashuruar se kaq”.

“Momenti më i madh i gjithë jetës sime ishte të thoja “po” për të kaluar pjesën tjetër të jetës sonë së bashku. Nuk e mendoja kurrë se do të takoja dikë si ty të mbushur me kaq shumë dashuri për të dhënë. Je njeriu më i talentuar, më besnik, më i sjellshëm. Unë kurrë nuk jam ndjerë më e dashuruar. Jam shumë e emocionuar që do ta kaloj këtë jetë me ty, jeta jonë e deritanishme është një jetë që nuk e kisha menduar kurrë se e meritoja apo do ta jetoja. Jam shumë mirënjohëse për ty. Nuk e di se si pata kaq fat… do të të thosha “po” çdo ditë për pjesën tjetër të jetës sime.. të dua Pinks. te dua te dua te dua”, shkroi Noa.

 

Kujtojmë që artstja është motra e këngëtrjes së njohur Miley Cyrus.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al