16 Gusht, 2021

“Nuk do mundem ta fal…”- Fifi vuan ende për “dashurinë e pamundur”, këngëtarja bën lëmsh sërish të gjithë fansat


Fifi ka folur herë pas here për jetën e saj private, duke pranuar se është e dashuruar, por pa e zbuluar identitetin e personit që e ka bërë për vete. Këngëtarja i ka bërë lëmsh të gjithë me “punët e zemrës”, sepse shpesh ka treguar se është lënduar shumë nga dashuria.

fifi (7)

Së fundmi, artistja ka publikuar në Instagram një vide, në sfond të së cilës dëgjohet kënga e Nora Istrefit, e titulluar “Dy shokë”.

Nuk do mundem unë ta fal gabimin tonë që na mundon nga ky çast. Nga ajo natë, e vetme në shtrat Herë e lodhur, zemra ndihet në faj. Se i thoja, i thoja unë: ‘Të jemi shokë e jo më shumë’”, është teksti që Fifi këndon.

fifi (9)

Krahas videos, Fifi vendosi të shkruajë edhe disa fjalë, që ngrejnë edhe më shumë dyshimet se këngëtarja është e lënduar.

Kurrë s’ma ka marr menja që ka me mu përshtat najher kjo kangë”, shkroi ajo.

Pak kohë më parë, ajo publikoi një tjetër video, në të cilën shihej e përlotur, teksa dëgjonte këngën “Jetike”, të Semi jaupaj.

fifi (10)

Bash me rruazat e gjakut me qajt, bash pa e pas n’plan e as nevojë me ta mbledh një lëmsh te fyti .. bash qet ndjenjë ma jep. Tentova plot here me e bo pa lot po prapë ma jep n’zemër.. njëjtë Loti thjesht të çliron. Nuk të lehteson, thjesht kaq…”, shkroi këngëtarja krahas videos.

fifi (12)

Kjo vjen vetëm pak kohë pasi “stracciatella” i saj, u fejua me dikë tjetër. Kjo është arsyeja pse të gjithë fansat e përkthyen këtë video si një mënyrë që Fifi kishte zgjedhur për të ndarë dhimbjen e saj me të tjerët.

fifi (11) fifi (5) fifi (6) fifi (7) fifi (8) fifi (4) fifi (3) fifi (1) fifi (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al