2 Tetor, 2017

Nora Malaj ia merr valles në studio: Politikanët në fillim, pastaj populli


 

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Nora Malaj ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit ‘Kush vjen për drekë’.

Përveç moderatores, Nora ishte edhe në prani të aktorit Gentian Hazizi, ku mes dialogut dhe shumë të qeshurave gatuan pjatat e tyre të preferuara , ku Nora gatoi makarona me kima, një pjatë të lehtë siç e cilësoi ajo , pjatë që gatuhet shumë lehtë dhe shpejt.

Por që në fillim të emisionit Nora së bashku me Gentin dhe me Ariolën  kërcyen një valle tradicionale të Tropojës. Vallen e kryesoi zonja Malaj dhe nga ana e saj nuk munguan as batutat: “ Vallen e marrin politikanët në fillim, pastaj vazhdon populli”.

Dhe ndërkohë kur vallja u kthye në prapakthim , Nora shtoi me humor për Gentin: “Tani e merr ti, kjo është politika , t’i japësh shans secilit, një shans për të gjithë’., duke kujtuar kështu edhe sloganin e partisë së saj gjatë fushatës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al