19 Maj, 2018

Noizy vijon me fiksimin e tij për këngëtaren me famë botërore, ja çfarë bën këtë herë (Foto)


Reperi i njohur shqiptar Noizy nuk e ka fshehur kurrë fiksimin që ka për të, madje shpesh herë i janë kapur komentet në fotot e saj në “Instagram” edhe pse shumica e tyre kanë qenë funy.

Por mbrëmë Noizy ka preferuar ta mbyllë duke thënë “natën e mirë” me një foto të Rihanës. Siç e shohim edhe në profilin e tij reperi ka publikuar një nga postimet e vetë këngëtares, e cila sapo e kishte ndarë në “Instastory”.

Dihet se ai nuk poston foto në shoqëri të femrave apo të ndonjë vajze që ka një rëndësi të veçantë për të, madje ai nuk ka një të dashur të deklaruar. E vetmja femër që arrin ta tërheqë gjithmonë vëmendjen e reperit ka qenë Riri, të cilën ai e ndjek me shumë kureshtje e mund të themi se nuk i kalon asnjë postim i saj pa parë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al