25 Qershor, 2018

Noizy shpërthen ndaj komentuesit që e krahasoi me Justin Bieber: Ça thu more…


Ai është një ndër reperët shqiptar më të suksesshëm, i cili është në qendër të vëmendjes me projektet e shumta muzikore që hedh në treg dhe për jetën e tij luksoze.

Noizy pak ditë më parë publikoi këngën e tij më të re “Toto”, e cila u shndërruar menjëherë në hit.

Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe së fundmi ka publikuar në “Instagram” një foto të albumeve të tij muzikore dhe iu ka kërkuar fansave të komentojnë këngën e tyre të preferuar.

Në këtë fotografi një komentues i ka vënë në dukje Noizy-t se ai ka ndryshuar shumë së fundmi, ndërsa reperi i është përgjigjur se në Shqipëri e ka arritur qëllimin e tij dhe tani po bën muzikë për tregun botëror.

“Në Shqipëri e kam arrit atë që kisha qëllim vëlla, biles e kam tej kalu, është momenti të bëj muzikë përtej trojeve shqiptare, dhe ai stil nuk funksionon në tregun botëror”, i është përgjigjur Noizy fansit të tij.

Ndjekësi i  Noizy-t nuk e ka lënë me kaq dhe ka replikuar duke e krahasuar reperin shqiptar me këngëtarin Justin Bieber.

“Bëj sa të duash për treg botëror, nuk do ta njohë njeri Dibrën. Bota nuk ka nevojë për Justin Bieber të tjerë. Rri vetvetja”, i ka shkruar komentuesi.

E mesa duket Noizy është nxehur keq pas këtij komenti dhe ka shpërthyer me sharje ndaj komentuesit.

“Ça thu mer pall, shko shit ndonjë shtëpi, mos nxirr vrer”, ia ka thyer Noizy i nxehur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al