11 Korrik, 2022

Noizy shkaku i ndarjes së Bruno Shemshos dhe Florjana Gjinit? Ish-konkurrenti i Për’puthen ka një mesazh për reperin


Edhe pse i dhanë fund lidhjes së tyre të shkurtër disa javë më parë, dy ish-konkurrentët e Për’puthen, Bruno Shemsho dhe Florjana Gjini, vijojnë të komentojnë aryset e këtij vendimi.

Së fundmi ka qenë Bruno ai i cili ka folur përsëri në lidhje me Anën gjatë një bisede me ndjekësit në Instagram. Kurioziteti i ndjekësve të tij për ndarjen nga Ana ka qenë i madh, dhe nga ana tjetër Bruno nuk ka hezituar t’iu shuajë kureshtjen.

“Në një rrëfim tëndin pate thënë, nëse e mbyll diçka nuk të pëlqen të ndahesh me luftë, ta sulmosh personin tjetër, por ke qejf të respektosh kohën që keni kaluar bashkë. A nuk mendon që këtë nuk e ke bërë me marrëdhënien e fundit(si shprehesh ne bisedat tua live, ate që i the dje asaj Damaljantes)?”- e ka pyetur një ndjekës Brunon. Ky i fundit ka zbuluar detaje të reja me përgjigjen e tij, të cilat lidhen gjithashtu me disa deklarata të dhënë nga Ana nëpër intervistat e saj të mëparshme.

“Unë nuk jam ndarë me asnjë luftë, madje jam larguar në silent fare. Unë kam thënë që në intervista duhet të kemi kujdes si shprehemi se vëmendja e fama është shumë problem nqs sdi ta menaxhosh. S’më kanë pëlqyer muhabetet e shtratit, muhabetet e pëlqimit për veriun se ashtu duket mashkulli perfekt ndërkohe un jam kokrra jugorit e ndihem shumë zjarr. Përshendesim @noizy se ngjajm në paraqitje me kan thëne”- shkruan Bruno në përgjigjen e publikuar në Instastory.

Përmes kësaj përgjigjeje ish-konkurrenti i emisionit të dashurisë risjell në vëmendje disa nga deklaratat e dhëna më herët nga Ana. Kujtojmë këtu që Ana ka deklaruar, kur ishte ende me Brunon, se nëse nuk do të ishte e lidhur me të ajo do të zgjidhte reperin Noizy. E pyetur se me cilin nga djemtë e shoëbizit do të donte të kishte një lidhje, ajo tha emrin e reperit të njohur Noizy, duke shtuar se i pëlqen sepse është verior.

Biseda:

Pyetje: Nëse nuk do të ishe e dashura e Brunos, me cilin nga djemtë e shoëbizit shqiptar do të doje të kishe një lidhje?

Ana: Me Noizyn. Më pëlqen sepse është verior, dhe e tillë jam dhe unë. Ka pamje malokshe (qesh).

Ndërkohë vetë Bruno ka përmendur publikisht këtë deklaratë të Anës, në listën e arsyeve të ndarjes. “S’më kanë pëlqyer muhabetet e pëlqimit për veriun… Përshëndesim Noizyn”- shkroi ditën e sotme ai.

Në një tjetër intervistë të dhënë, Ana u ngacmua edhe me pyetje më intime. Ajo iu përgjigj pytejes nëse preferonte seks me mirë në mbrëmje apo në mëngjes.

“Në mëngjes mendoj,”– u përgjigj ish-konkurentja e Përputhen. Ndërsa për numrin e marrëdhënieve seksuale brenda natës Anës iu desh një moment të jepte një përgjigje. “5 e lartë, mjafton kaq,”- përfundoi ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al