28 Maj, 2018

Noizy, miku që i mbeti Era Istrefit nga lidhja me Faton Shoshin


Era Istrefi do të këndojë himnin e “Fifa World Cup” dhe kjo gjë është pritur shumë mirë nga të gjithë fansat e saj. Kjo shënon një tjetër arritje ndërkombëtare për këngëtaren, duke i bërë të gjithë të ndihen krenarë.

Reperi Noizy është një ndër ata artistë që ka zgjedhur ta mbështesë publikisht Erën. Ai ka publikuar në “Instagram” një fotografi nga përgatitjet e Istrefit gjatë videoklipit të këngës dhe bashkëngjitur fotos ka shkruar: “Ditë e mirë. Kupa e Botës 2018”.

Dhe pavarësisht angazhimeve të shumta që mund të ketë, Era ka reaguar menjëherë. “Lali, nesër do kërcejmë”, ka shkruar ajo, duke qenë se ditën e nesërme pritet të publikohet kënga.

Ky komunikim dëshmon faktin se Noizy dhe Era janë miq të ngushtë, përveçse rivalë në muzikë. Kjo miqësi është krijuar, mesa duket, gjatë kohës kur Era ishte e dashura e menaxherit Faton Shoshi, i cili bëri bashkë në një projekt Noizyn dhe Ledri Vulën.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al