19 Tetor, 2017

Noizy dhe Erion Veliaj bashkojnë forcat në një mision shumë humanitar


Në Ditën e Lumturimit të Nënë Terezës, Bashkia e Tiranës shtroi një drekë të veçantë për personat në nevojë që frekuentojnë qendrat e saj sociale, në shenjë falenderimi e promovimi të vlerave të shpirtit bujar dhe ndjenjës së shpresës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar edhe nga këngëtari i njohur Noizy, shërbeu drekën në mjediset e Qendrës Sociale “Të Qëndrojmë së bashku”, në Kombinat, nga ku edhe përcolli mesazhin për më shumë solidaritet me njerëzit në nevojë.

“Dua të falenderoj Erionin që më dha mundësinë që të shërbeja. Është kënaqësi shumë e madhe sepse të moshuarit kanë nevojë për ne dhe ne kemi nevojë për ta, pavarësisht rrethanave të jetës për disa prej tyre. Ndjesia është shumë e mirë, shumë e veçantë. Gjërat materiale shkojnë e vijnë, ndërsa veprat që bëjmë për njerëzit në nevojë mbeten. Ndaj falenderoj Erionin që më dha këtë mundësi”, tha Noizy.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al