16 Mars, 2018

Njihuni me aparatin fotografik më të shtrenjtë në botë, u shit për 2.5 milionë euro (FOTO)


2.5 milionë euro është vlera e një aparati fotografik shumë të rrallë, të shitur në ankand. Në këtë mënyrë, aparati u bë më i shtrenjti në botë.

“Leica” është prodhuar në vitin 1923 dhe mendohet se vetëm 3 modele të tillë ekzistojnë në planet.

Mediat e huaja shkruajnë se ankandi për shitjen e kësaj pajisjeje u mbajt në Vienë dhe çmimi fillestar ishte 400 000 euro.

Gjithashtu thuhet se pas “luftës” së ofertave, një koleksionist anonim nga Azia arriti ta blinte për 2.5 milionë euro. Kjo vlerë është 6 herë më shumë sesa çmimi fillestar.

Ndërkohë marka e famshme gjermane “Leica” prodhon aparatet më të mira sot për sot.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al