18 Prill, 2020

Njihet si vajza që bëri 50 operacioni për ti ngjarë Angelina Jolie, infektohet me koronavirus në burg


Fatemeh Khishvand, e njohur si “Sahar Tabar”, është infektuar me koronavirus në burg.

Ajo është arrestuar me akuzën për blasfemi. Avokati i saj, Payam Derafshan në një letër publike drejtuarit kreut të gjyqësorit në Iran, Ebrahim Reisei iu lut që të kishte mëshirë për klienten e tij.

“Urdhri i saj i arrestit është lëshuar në tetor 2018, në kohën kur ajo ishte e mitur dhe unë marr guxim të tërheq vëmendjen tuaj për këtë çështje kritike sepse ajo është infektuar me koronavirus në burg,” shkroi Derafshan në një postim në Instagram.

Khishvand e cila u bë e famshme për kryerjen e shumë operacioneve plastike për tu dukur si Angelina Jolie është arrestuar në tetor 2019 e akuzuar për promovim të dhunës, blasfemi, fyerje ndaj perçes islamike dhe përhapje të urrejtjes.

“Njeriu që nuk ka mëshirë, nuk merr mëshirë,”– shkroi avokati i saj ndërsa i kërkoi Reisei të merrte masa.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al