30 Prill, 2020

“Njerëzve i kanë ardhur në majë të hundës kalamajt”- Klea Huta në pritje të ëmbël shpërthen publikisht: Më vjen keq për ty


Klea Huta pritet të bëhet nënë për herë të parë brenda pak ditësh. Dhe dje moderatorja publikoi rrobat e djalit të saj që i ka bërë gati për ti veshur kur vogëlushi të vijë në jetë.

Mirëpo një mesazh që e ka detyruar të shpërthejë publikisht e ka indijuar Klean.

“Pe qamet duke treguar gjërat sikur s’ke parë ndonjëherë kalamaj me sy. Njerëzve i kanë ardhur në majë të hundës kalamajt,”– i shkruan ndjekësi.

Duke i uruar që të bekohet me dhuratën më të bukur në jetë, fëmijën, moderatorja i kërkoi të mos vjellë vrerë.

“A ekzistojnë vërtet specie të tilla?? Më vjen keq për ty. Uroj të bekohesh edhe ti me dhuratën më të bukur në jetë që të ndihesh njeri si gjithë bota dhe të mos ndjellësh vrer,”– iu përgjigj Klea.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al