7 Dhjetor, 2023

“Njerëzit e pëlqejnë…”- Agron Llakaj konkurent në “Big Brother Vip 3”? Ja çfarë tha aktori


Aktori i njohur shqiptar, Agron Llakaj ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka treguar më shumë rreth jetës së tij personale dhe profesionale.

E teksa u pyet nga gazetarja se a do futej në “Big Brother Vip 3” nëse do ti vinte ftesa, aktori u kthye pas në kohë duke kujtuar komentin që i dha Donald Veshaj kur u bë pjesë e “BBV”, ndërsa la me pikëpyetje se a të merte pjesë ai në një spektakël të tillë apo jo.

“Në qoftë se duhet të jemi të sinqertë se nga Tepelena flasim drejtpërsëdrejti. Unë nuk kam asgjë me ‘Big Brother’ sepse mbaj mend se ku ka vajtur Donaldi, unë kam përcjellë një mesazh. I kam thënë Donaldit ‘unë investova dhe të rrita për luan pylli, jo për luan kafazi’. Është një jetë e mbyllur dhe duke qenë si e tillë, është një projekt që njerëzit e mbështesin. Në momentin që në televizionin që investohet, kur shikon që ajo nuk ecën, natyrisht që nuk riinvestohet. Njerëzit e pëlqejnë, nuk e di. Nuk mund të them fjalën nuk e pëlqej. Ajo nuk ka asnjë gjë të keqe, nuk më duket se ai që futet aty tregon vlerat, do të tregojë veten, më të mirat.”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al