27 Tetor, 2022

“Njëherë martohet robi”/ Neda zbulon nëse do të rikthehej sërish në Big Brother


Opinionistja Neda Balluku u bë e njohur për publikun  në show-in Big Brother ku dhe gjeti aty  dashurinë.

Së fundmi është pyetur në Instagram që nëse do ta përjetonte sërish këtë eksperiencë  nëse do futej sërish.

Ajo ishte pak kohë më parë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”.

Ndër të tjera, ajo foli për jetën e saj private duke u ndalur te marrëdhënia e dashurisë me Ogrenin, që në fakt lindi në reality show-n “Big Brother”. “Ka qenë 2010-2011, ne të dy fakti që u njohëm aty ishte rastësi se ne u dashuruam vërtet dhe hapat e flirtimit ne i morëm si në jetë reale.

Unë mendoj që sekreti është fati dhe vullneti që kemi për të punuar se të gjithë e dinë shumë mirë se martesa dhe lidhjet janë punë e përditshme që duhet ta mbash në këmbë si dhe një dozë e madhe fati”, theksoi  Neda.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al