13 Nëntor, 2022

Një vit pasi u fejuan, ylli i ‘Twilight’ kurorëzon dashurinë në martesë me partneren e tij prej 4 vitesh/ Dalin pajmet e para nga dasma


Ylli i filmit ‘Twilight’, Taylor Lautner,i ka dhënë fund beqarisë. Pas një lidhjeje 4-vjeçare me të dashurën e tij, Taylor “Tay” Dome, çifti e kurorëzoi dashurinë e tyre në martesë fiks një vit pas fejesës.

Ceremonia u zhvillua të premten në mbrëmje në Kaliforni, ku të pranishëm ishin rreth 100 të ftuar, duke përfshirë miqtë e ngushtë dhe familjen. Lautner, 30 vjeç dhe Dome, 24 vjeç, më në fund realizuan ëndrrën e tyre për t’u bërë burrë e grua.

Një marrëdhënie mes ‘Taylors’ që përfundoi në altar

Dyshja u takuan në vitin 2018 dhe më pas nisi dhe romanca mes tyre. Lautner njihet për disa romanca me figura të shoëbiz-it , si Taylor Sëift, Lily Collins, Marie Avgeropoulos dhe Billie Lourd .

Gjatë një interviste në The Kelly Clarkson Show, Taylor qeshi për faktin se ata do të kishin të njëjtin emër dhe mbiemër  sapo të martoheshin. “A ju pëlqen ky mbiemër? Sepse ne tashmë kemi një emër. Kështu që do të jetë tepër e ndërlikuar,” u shpreh ai.

Ne do të jemi i njëjti person. Ose do ta mbajmë atë super të thjeshtë ose super të komplikuar ,” i tha aktori Kelly-t, përpara se të pranonte se shumë njerëz përdorin ‘Tay boy’ ose ‘Tay girl’ kur përpiqen të shmangin konfuzionin kur i drejtohen ciftit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al