22 Prill, 2022

Një tjetër ‘goditje’ e fortë për Will Smith. Netflix i ndërpret vazhdimin e projektit më të suksesshëm të aktorit


“Bright” i Will Smith ishte një film i suksesshëm që transmetohej në “Netflix”, por planet për një vazhdim të sajën janë hedhur poshtë.

Planet e Netflix për të nxjerrë “Bright 2” janë anuluar. “Bright” ishte një nga filmat e hershëm të Netflix që u pozicionua të ishte një nga filmat më të pëlqyer kur u shfaq në 2017.

Njoftimi u bë në ‘Twitter’ nga Lucas Shaw, autor në ‘Bloomberg’. Njoftimi thuhej se erdhi si pasojë e shuplakës së bujshme të Chris Rock në  Oscars 2022 por regjisori e mohoi këtë gjë.

Netflix gjithashtu ka braktisur planet për të bërë një vazhdim të Bright , por kjo nuk ka lidhje me incidentin.”– shkroi ai në postimin e tij.

Sulmi ‘i pacipë’ rezultoi në një dëbim 10-vjeçar të Smith nga ceremonia prestigjioze e çmimeve të Hollivudit.

Raporti i fundit për një vazhdim të “Bright” erdhi vitin e kaluar, duke deklaruar se skenari ishte duke u punuar dhe se Will Smith pritej të kthehej. Një numër filmash të tjerë që përfshijnë Will Smith janë anuluar gjithashtu.

Shumë kishin frikë se projekti ose ishte ndërprerë ose ishte vënë në prapavijë pas anulimit ose ndalimit të një morie projektesh të Will Smith. Ata janë duke u ndalur për shkak të veprimeve të Smith në Oscars ku ai goditi Chris Rock i cili tha një shaka në kurriz të gruas së tij. Pas Oscars, IndieWire raportoi se Smith ishte ende në bord për të riprodhuar rolin e tij në vazhdim.

Netflix gjithashtu ndaloi zhvillimin e një projekti tjetër Smith në formën e filmit të ardhshëm ‘Fast and Loose’. Lajmin për këtë e dha fillimisht Hollyëood Reporter. ‘The Council’ mbetet i vetmi projekt i Will Smith tani në Netflix.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al