17 Mars, 2018

Një tifoze seksi e futbollit (FOTO)


Ailen Bechara është një modele dhe balerinë e famshme në Argjentinë. Mesa duket kohët e fundit edhe ajo është përfshirë në botën e futbollit.

Sipas mediave vendase, modelja 27-vjeçare nuk është se ka ndonjë pasion shumë të madh për futbollin. Por duke qenë se i fejuari i saj është agjenti i shumë futbollistëve të njohur në Argjentinë, Augustin Jimenez, ajo është përfshirë shpesh edhe në faqet sportive.

E sigurisht që nuk mungojnë edhe shfaqjet e saj në stadium me fanellën e Argjentinës.

Ailen kohët e fundit ka marrë pjesë edhe në shumë spektakle, ndërsa është shprehur se është gati ti dhurojë një fëmijë të fejuarit të saj, Augustin Jimenez.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al