12 Shtator, 2018

“Një pëllëmbë sipër tokës, mendjemadhe…”, Roza Lati u kthehet keq komentuesve: Me atë gojë të pisët…

Moderatorja e njohur Roza Lati postoi disa ditë më parë disa foto shumë seksi që kishte realizuar. Pozat e saj morën mijëra pëlqime si dhe qindra komente si pozitive ashtu edhe negative.

Për këtë arsye, Roza ka vendosur që t’i lexojë komentet dhe tu kthejë përgjigje. Gjithashtu ajo komentet më pikante i ka publikuar në “Instastory”, së bashku me përgjigjet që Roza ka dhënë.

“Sa keq më vjen… vend të vej trurin në punë e të arrijë sukses apo famë me zgjuarsi… por për të qenë në qendër të vëmendjes ekspozojnë trupin në çdo mënyrë për të qenë e famshme”, i shkruan një komentuese.

“Unë trurin dhe zgjuarsinë kam 7 vjet që i vë në punë sepse kam 7 vjet që punoj vetë dhe jam e zonja vetes. Më pëlqen ti bëj fotot si dua UNË, sepse jam shumë në formë të mirë fizike. Dhe jam ekspresive. Dhe guxoj. Unë nuk ekspozoj trupin të bëhem e famshme. Zonjë unë e famshme kam lindur. Jam fëmija e një të famshmeje. Shko ndërro pampersat dhe futju palestrës se qeke bloz për vete. Sot s’ka goca të shëmtuara. Ka veç femra dembele”, i përgjigjet Roza.

Një komentuese ka menduar të japë mendimin e saj duke i shkruar Rozës në foton e postuar: “ Nuk mund ta shesësh lakuriqësin si vlerë sepse s’ka ndonjë vlerë, shtuar kësaj dhe faktin që nuk je ti ajo, je një modifikim total e jo origjinal, rritu mendërisht vocërrake”, koment ky që mesa duket me të drejtë i ka dhënë shkas Rozës që t’i japi përgjigjen e merituar.

“Seti tjetër fotografik që do bëj, mesa duket do të lej pa bateri telefoni, e do të prehet oreksi. Do bëhesh keq. Ta siguroj. Dhe po më pëlqen që tani ideja”, shkruan Roza në përgjigjen e saj.

“Sa kot një copë zhgarravinë do të bëj diven një pëllëmbë sipër tokës nuk je ti për këto lloj fotosh, çfarë të tregosh edhe gjyshja ime ka linja më të bukura se ti mendjemadhe dhe porllace”, është një tjetër koment që moderatorja e ka publikuar në “Instastory”.

“Me atë gojë të pisët e puth gocën dhe burrin? O Zot… jepi këtyre që hajn mbeturina ushqimore trupore kot”, është përgjigja e Latit.

PANORAMA PLUS

Lini një koment:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *