30 Qershor, 2018

Një nuse përrallore si Afërdita Dreshaj (FOTO)


Një ditë më parë këngëtarja Afërdita Dreshaj i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar në martesë dashurinë e saj me hokeistin çek, Jakub Kindl.

Ceremonia e dasmës është zhvilluar nën praninë e miqve dhe familjarëve të çiftit.

Ndërkohë të parën fotografi nga dasma e ka nxjerrë mikja e Afërditës, modelja Xhesika Berberi.

Këngëtarja shihet e veshur me një fustan të bardhë stil sirene dhe me flokët e mbledhur, teksa puth të shoqin.

Ndërkohë Jakub, ka zgjedhur një kostum klasik të zi, duke formuar kështu një çift të adhurueshëm.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al