7 Shtator, 2019

Një nuse e ëmbël, aktorja e njohur turke i jep fund beqarisë (FOTO)


Deniz Baysal është aktorja e famshme turke, e cila në vendin tonë u bë e njohur nga seriali “Zonja Fazilet dhe të biajt”, i ka dhënë fund beqarisë me solistin e grupit Kolpa, Baris Yurtçu.

Mediat turke shkruajnë se 28-vjeçarja ka kurorëzuar në martesë dashurinë e saj me këngëtarin, me të cilin ka dy vite bashkë.

Mbrëmjen e djeshme, aktorja shkëlqeu e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë, me të cilin dukej si një princeshë e vërtetë. Ajo kishte zgjedhur t’i mbante flokët e lëshuara dhe kishte vendosur një kurorë me lule mbi kokë.

Sipas mediave vendase, në ceremoninë e tyre morën pjesë personazhe të famshëm VIP, kolegë të çiftit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al