9 Shtator, 2017

Anita Haradinaj s’ka komplekse, e puth në buzë Ramushin për ta uruar për postin e ri


Ata janë të dy janë binom  i pandarë , edhe pse për shkak të rrethanave u është dashur të kalojnë më shumë kohë të ndarë sesa bashkë.

Është fjala tanimë zyrtarisht për çiftin kryeministror , Ramush Haradinaj dhe Anita Haradinaj. Anita Haradinaj, ka qenë prezente në Kuvendin e Kosovës kur u votua qeveria e re,moment pra  kur bashkëshorti i saj merr detyrën e kryeministrit legjitim të Kosovës.

Anita dukej shumë elegante e veshur në të zezë, me thjeshtësinë dhe buzëqeshjen e saj karakteristike, ndërsa shkëlqente pranë bashkëshortit të saj.Anita e ka uruar Ramushin ashtu siç i ka ënda në një moment të një rëndësie të tillë, me një puthje në buzë dhe një shtrëngim duarsh të fortë, pa asnjë kompleks apo siklet. Ata janë prindër të tre fëmijëve të mrekullueshëm./Panorama/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al